Zyrtare: Victor Valdes me ekip të ri

Middlesbrough ka siguruar shërbimet e portierit spanjoll, Victor Valdes.

Ish numri 1 i Barcelonës, Valdes ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e sapo kthyer në Ligën Premier.

Kujtojmë se 34-vjeçari do të jetë nën urdhrat e ish-trajnerit të Real Madridit, Aitor Karankas.

Ai bëhet nënshkrimi i katërt pas Marten de Roon, Viktor Fischer dhe Bernardo Espinosas.

Valdes pritet të konkurrojë me portierin e parë të ekipit, Dimitrios Konstantopoulos, i cili ka luajtur një rol kyç në promovimin e klubit në Ligën Premier.

valdes-1-e1467912556947-780x439

VAldes

Temat
BotëSport

Të afërta