ZYRTARE-FOTO/ Arlind Ajeti vendos të ardhmen

Pas shumë ditëve spekulimeve më në fund mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i jep fund spekulimeve pasi sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Torinos.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian i cili nënvizon se Ajeti ka firmosur një kontratë 3-vjeçare ku do të përfitojë 400 mijë euro në sezon, shkruan ‘zipnews’, raporton Syri.net.

Lojtari tashmë ndodhet në Torino dhe po kryen testet mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Sportive. Ajeti pasi refuzoi Pescarën, preferoi Torninon edhe pse për të kishte interesim edhe nga Anglia, Gjermania dhe Turqia.

Ka qenë një operacion i shpejtë ai i drejtuesve të Torinos të cilët në vetëm pak orë kanë arritur të bindin 22-vjecarin të pranonte ofertën e tyre.

Te Torino, Ajeti do të drejtohet nga një trajner me emër si Sinisa Mihajlovic që sezonin e kaluar ishte në stolin e Milanit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shihet si një zëvendësues ideal i polakut Kamil Glik i cili pak ditë më parë u transferua zyrtarisht te Monaco.

Screenshot_2-23-700x583

Temat
SportVend

Të afërta