Vonesa në ekzekutimin e vendimeve i kushton Komunës mbi 500 mijë euro

Komuna e Prishtinës ka paguar mbi 500 mijë euro para të buxhetit të saj gjatë vitit 2015, për shkak të vonesave në ekzekutimin e vendimeve të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu thuhet në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin e kaluar, ku precizohet se “Thesari kishte ekzekutuar pagesat 525.042 € me vendime gjyqësore dhe 921.73 € në bazë të nenit 39.2 të LMFPP ( Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë)”.

“Për shkak të vonesave në ekzekutimet me kohë të obligimeve, 15 pagesa të testuara kanë rezultuar me pagesën e shpenzimeve shtesë prej 52.005€, (shpenzime të përmbarimit dhe gjykatës 12.629€, dhe shpenzime të interesit 39.376€)”, shkruan në raportin e auditorit.

Komuna e Prishtinës ka thënë se është duke analizuar gjetjet dhe i duhet kohë shtesë për të dhënë përgjigje në pyetjet specifike, siç kjo për pagesat që janë bërë për shkak të vonesave në ekzekutim të pagesave të ndryshme.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Temat
LajmeVend

Të afërta