Veseli flet në telefon me Fajon, kërkon që procesi i vizave të përfundoj sa më shpejt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes llogaris së tij në Facebook ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike më raportuesen për liberalizim të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian Tanja Fajon.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar nga Fajon që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të përfundoj sa ma shpejt.

Postimi i Kadri Veselit në Facebook:

“Sot pata një bisedë telefonike me Znj. Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, lidhur me përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave dhe çështjet të cilat kërkojnë përkushtim institucional në raport me këtë proces.

Unë e përsërita qëndrimin tim që ky proces duhet të përfundojë sa më shpejtë, i sigurt që interesat e qytetarëve të Kosovës do të mbizotërojnë mbi agjendat tjera.

Znj. Fajon përsëriti gatishmërinë e saj për të ndihmuar në ballafaqimin me sfidat që janë para nesh. Shfrytëzova rastin të falënderojë Parlamentin Evropian për miratimin e propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme.

Kjo është një vazhdimësi e mbështetjes së Parlamentit Evropian në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe inkurajim për institucionet e Kosovës. Parlamenti Evropian mbetet aleat yni dhe do të vazhdojmë përkushtimin për realizimin e planit tonë të përbashkët.K.V”

Temat
LajmeVend

Të afërta