Të shtëna me armë në Podujevë, ndërhyn Policia e Kosovës (Foto)

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar njërën prej rrugëve qendrore në qytetin e Podujevës, respektivisht në rrugën “Bahri Fazliu”.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku ka konfirmuar për “Indeksonline” se në lagjen në fjalë kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri.

“Dyshohet se një person e ka përdorë armën. Njësitet e Policisë kanë bërë kontrollim i lokacionit”, ka thënë shkurt ajo.

auto_aasbasbasb1467921732

Temat
LajmeVend

Të afërta