Stojanovic nuk beson se hulumtimi për varrezë te Kisha Ortodokse ka qëllime të mira

Pohimet se në afërsi të Kishës Krishti Shpëtimtar në kompleksin Universitetit të Prishtinës gjendet varrezë masive, janë “pjesë e shfaqjes me të cilën problemi i tempullit po politizohet”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, transmeton Koha.net.

Ai, duke reaguar ndaj paralajmërimeve të të forenzikëve të Kosovës për fillimin e kontrollimit të terrenit te ky lokacion, për rtv kim ka thënë se përfaqësuesit serbë nuk kanë asgjë kundër që të hulumtohet çdo lokacion për të cilin dyshohet të ketë varreza, por, ka shtuar se nuk është shumë i bindur në “qëllimin e sinqertë”, transmeton Koha.net,

“Personalisht nuk jam shumë i bindur dhe as që më duket i sinqertë qëllimi që të gjendet një varrezë e vetme masive ose çfarëdo varreze, por kjo është pjesë e shfaqjes me të cilën duhet që tempulli Krishti Shpëtimtar të politizohet, të shtyhet manash e jo në drejtimin e duhur që duhet të shkojë. Ai drejtim është realizimi përfundimtar dhe përfundimi i punimeve në këtë tempull”, citohet të ketë thënë Stojanoviq.

Ai ka theksuar se ata që pohojnë për varrezë masive duhet të ofrojnë edhe disa dëshmi të tjera por edhe të përkrahet iniciativa që t’i vihet pikë çështjes së tempullit.

Temat
LajmeVend

Të afërta