Serbi-Shqipëri, shikoni çfarë po i ndodh UEFA-s (Foto)

Mediet serbe janë deklaruar të pakënaqura me vendimet e UEFA-s në lidhje me klubet shqiptare të garojnë në komepticionet e kësaj organizate të futbollit.
UEFA vendosi të respektoj vendimin e CAS, duke e suspenduar Skënderbeun për një vit nga garat evropiane, ndërsa vendin e tij e zuri skuadra e Partizanit, që edicionin e fundit u shpall nënkampion në Superligën Shqiptare.

Futja e Skënderbeut në shortin kualifikues në Ligën e Kampionëve edhe pse pritej një vendim nga CAS, është çështja e parë që shqetëson ‘novosti.rs’, e cila befasohet edhe më shumë me vendin që i rezervuan Partizanit nga Europa League, në Ligën e Kampionëve, edhe pse tashmë ka zhvilluar një ndeshje me Bratislavën në Shqipëri, duke luajtur 0:0, përcjell Indeksonline.

Por sikur të mjaftonin këto, ‘Novosti’ akuzon UEFA-n se pse dënohet Serbia me mjete financiere kur tifozët hapin parulla ‘Kosova është Zemra e Serbisë’, por nuk ndodhi e njëjta për transparentin e hapur në Marsejë ‘Kosova është Shqipëri’.

“Kështu, shqiptarët kanë disa privilegje të veçanta në UEFA”, përfundon shkrimin kjo medje.

Temat
BotëSport

Të afërta