Rrahet nga i dashuri në prani të vajzës 3 javëshe

Familja e një gruaje e cila është sulmuar egërsisht nga i dashuri i saj, kanë publikuar disa imazhe që tregojnë shenjat e saj në fytyrë nga sulmi.

Ashley Gebbie kishte lindur 3 javë më parë një vajzë kur i dashuri i saj ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte rrahur atë, transmeton lajmi.net

Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ndërsa familja ka postuar në “Facebook”, imazhet e tmerrshme.

Familja e Ashley kishin publikuar fotografitë pasi disa individ të caktuar kishin pohuar se i dashuri i saj është i pafajshëm për sulmin.

Ai po përballet me burg pasi që ka pranuar se e ka rrahur Ashley në prani të vajzës 3 javëshe e familja i ka postuar fotografitë me mbishkimin: “Ju lutem shpërndani këto fotografi, që njerëzit të shohin sesa i dhunshëm ishte Alan Crozier”.

Ai ishte arrestuar disa ditë më vonë dhe është mbajtur në paraburgim, e pritet të dënohet gjatë këtij muaji.

ad_212028093

ad_212028090

ad_2120280851

Temat
BotëLajme

Të afërta