Ronaldo eliminoi një kundër kandidat të ‘Topit të Artë’

Dje Portugalia shënoi fitore me rezultat 2-0 duke mposhtur Uellsin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Cristiano Ronaldo shënoi gol dhe asistoi një herë kundër Gareth Bale që e ka bashkëlojtar te Real Madridi.

Analistët e shohin këtë edhe si eliminim të një kandidati direkt për ‘Topin e Artë’.

Kundërshtari i radhës dhe i vetmi në lojë mbetet Lionel Messi, shkruan Marca.

Messi ka humbur në finale të Kupës së Amerikës nga Kili me penallti, ndërsa lojtari më i mirë në këtë garë u tregua Alexis Sanchez.

alexis sanchez

Temat
BotëSport

Të afërta