Nuk mund ta merrni me mend çka gjetën brenda murit të shtëpisë (Foto)

Në murin e shtëpisë zbuloi se ishin të fsheura mijëra bletë. Në momentin që pensionistja Mara Faitelli, ka vënë re praninë e bletëve në murin e shtëpisë është shqetësuar dhe për këtrë ka kërkuar ndihmë.

E vendosur për të zgjidhur problemin pa iu bërë keq krijesave, pronarja e shtëpisë njoftoi shërbimin zjarrfikës. Këta të fundit të alarmuar kanë shkuar në banesën e saj së bashku me një ekspert që merrej me bletarinë.

1_1467888116-1108445

Si pasojë e hapjes së një të çare në mur, i la zjarrfikësit dhe bletarin me gojëhapur. Në një zgavër të madhe ishte fshehur një zgjua prej më shumë se 180 centimetër e gjatë dhe një metër e gjerë.

2_1467888124-8387589

Faitelli është shprehur se ishte shumë interesante, njësoj sikur po shihje një dokumentar. “Bletërritësi, më shpjegoi se kjo zgjua kishte qenë pre e një grabitjeje dhe kjo kishte shkaktuar edhe ngordhjen e krijesave të bekuara”, tregon e zonja e shtëpisë.

3_1467888132-4169666

Sipas mediave vendase, në fund të procesit, bletari arrit që të nxjerrë rreth 25 kavanoza me mjaltë. “Do t’ua dhuroj miqve. Jam e lumtur që i gjeta unë, në vend të një tjetri të papërgjegjshëm që do t’u vinte flakën”, ka shtuar Mara.

Temat
Fun

Të afërta