Mjekët pa licencë stentuan pacientët, operimet i kryen ata që nuk ishin kardiokirurgë

Kardiologët kujdestarë të QKUK-së ose të spitaleve publike i kanë telefonuar spitalet “EDA” dhe IMH sa herë në këto qendra është paraqitur ndonjë pacient me probleme në zemër, shkruan sot Koha Ditore.

Në hyrjen e pasme të QKUK-së, sipas dosjes së hetuesisë për aferën “stenta”, dyshohet se kanë qëndruar dy autoambulanca të këtyre dy spitaleve.

Në dëshmitë e deponuara nga pacientët ose familjarët e tyre në Prokurorinë e Shtetit thuhet se pas pranimit në QKUK në shumicën e rasteve nuk kanë kaluar as pesë minuta dhe autoambulanca e spitalit “EDA” ose atij IMH ka mbërritur në QKUK.

Numrin më të madh të referimeve, sipas sms-ve, transkriptimit të përgjimeve, dëshmitarëve të Prokurorisë dhe orarit të kujdestarisë, e ka bërë kardiologu i QKUK-së Nexhmi Zeqiri.

Zeqiri është kardiologu i cili me së shpeshti nga mjekët e kardiologjisë ka mbajtur kujdestari. Ai nuk ka dashur të flasë për përfshirjen e tij në këtë aferë.

Temat
LajmeVend

Të afërta