Me rishikim të buxhetit, 7 milionë euro më shumë për veteranët

Komisioni për Buxhet dhe Financa pas rishqyrtim në parim të projektligjit për rishikim të buxhetit për vitin 2016 ka rekomanduar që rishqyrtimi i parë edhe i dytë të bëhen me procedurë të përshpejtuar.

Më këtë rishikim të buxhetit është rritur parashikimi i buxhetit total për 33 milionë, duke arritur kështu në 1 miliardë e 635 milionë euro.

Me rishikim të buxhetit do të ndahen 7 milionë euro më shumë për veteranët.

Në anën tjetër, janë propozuar 5 milionë euro shkurtime në paga dhe investime kapitale.

Diskutimet e deputetëve lidhur me rishikimin e buxhetit po vazhdojnë edhe më tej. Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar atë, duke thënë se nuk do ta votojë.

Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti ka pasur më shumë të hyra për 13. 2 për qind se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Temat
LajmeVend

Të afërta