Lutfi Haziri godet këshilltarin e Kryeministrit: Punoni e mos u fotografoni

Kryetari i Gjilanit, njëkohësisht nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka sulmuar këshilltarin e kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, pas një fotografie që ky i fundit ka publikuar në Facebook.

Havolli shfaqet në pallatin presidencial francez në ‘selfie’-n që ka publikuar, teksa në prapavijë Mustafa bashkë me presidentin e Francës, François Hollande, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të Ballkanit, po realizonin një fotografi të përbashkët në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Express.

“Pas vizitës në Elysee…spo di a me u ba me Gjermaninë a me Francën. Merkeli dhe Hollande si gjithmonë, përkrahës të Kosovës, që po e bon vështirë me u percaktu sonte…le të fitoj futbolli :-)” , ka shkruar Havolli në përshkrimin e fotografisë që ka publikuar.

E, kreu i Gjilanit ka pasur një porosi për këshilltarin e Mustafës. “Pse nuk po mesoheni me punu e mos me fol dhe fotografu as veten tuaj e as KM!?”, i ka shkruar atij Haziri në koment. /Express/

13592367-1124651230933378-741422816917011236-n_1467927992-5754656

13567277-1124651187600049-3054318349436794149-n_1467927997-6446475

Temat
LajmeVend

Të afërta