Futet në fuqi ndalesa e burkas në Zvicër, ja sa është dënimi

Ligji i cili e ndalon veshjen e burkas është futur në fuqi në pjesë të Zvicrës, dhe kushdo që e vesh këtë shami që mbulon tërë fytyrën, dënohet deri më 10 mijë franga zvicerane.

Autoritetet në kantonin italian folës, Ticino, e futen në fuqi edhe zyrtarisht këtë ligj më 1 korrik, duke ia ndalur njerëzve që të veshin burkan në dyqane, restorante dhe ndërtesa publike, raporton DailyMail, përcjell Gazeta Express.

Qeveria lokale në shtetit jugor zviceran e ka aprovuar këtë rregull pasi një referendum i mbajtur në vitin 2013, u përkrah nga dy të tretat e votuesve, të cilët e kanë përkrahur ndalimin e burkas.

Dënime deri në 10 mijë franga zvicerane do të zbatohen kundër çdo personi i cili e shkel këtë ligj, edhe pse minimumi i dënimit është afër 100 franga zvicerane./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta