Fotografi si këto, rrallë mund t’i shihni (Foto)

Këto janë disa fotografi mahnitëse të një gruaje para tornadove vdekjeprurëse.

Fotografitë janë realizuar nga Mike Mezeul II, kur një seri prej tetë stuhish rrotulluese goditën Dodge City, Kansas, në një ditë, transmeton lajmi.net

Modelja Elisabeth Brentano krijon një kontrast të mahnitshëm sesi me qetësi qëndron përballë stuhive të mëdha e të ashpra.

Mike Mezeul II është një ndjekës i stuhive nëpërmjet fotografisë dhe sigurisht nuk e ka lëshuar këtë rast të ikë për të realizuar këtë set fotografik të mahnitshëm.

Fotografi 32 vjeçar ka treguar se ishte eksperiencë e përkryer për të parë lëvizjen e këtyre stuhive të cilat mund të jenë edhe të rrezikshme nëse nuk i respekton.

Temat
Fun

Të afërta