Burri rrah gruan në një ‘reality show’ të Serbisë (Video)

Ky është momenti i pabesueshëm kur një konkurrent tentoi të mbyste gruan e tij gjatë transmentimit live në një ‘reality show’ të Serbisë.

Video shokuese tregon se si çifti qëndron i ulur në një tavolinë të madhe para se burri të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes.

E gjitha nisi pasi gruaja e Nenad Marinkovic- Gastos, Zorica Dukic, ndërhyri kur ai po debatonte me një konkurrent tjetër.

Teksa e sulmon e përpiqet t’i marrë frymën 24- vjeçares, Gastod i thotë i nevrikosur “ Ti je gruaja ime! Do flas unë për ty! Qepe gojën!”

Momenti i tmerrshëm është ndjekur edhe përmes një ekrani në dhomën ku qëndronin konkurrentët e “Couples”.

Temat
Lajme

Të afërta