Blerim Destani hap dyert e vilës në Dubai për çiftin e njohur shqiptar (Foto)

Aktori Blerim Destani ndër vite, në vilën e tij në Dubai ka pritur e përcjellë shumë miq të tij si ‘stacion’ ku kanë kaluar kohën gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të rradhës që kanë qenë mysafir të aktorit të njohur janë Granit Xhaka me të fejuarën, Leonita Lekajn.

Kjo është lënë të kuptohet nga një postim i çiftit ku shfaqin pishinën e vilës së Blerimit dhe oborrin e saj. Ndryshe, dyshja prej disa ditësh kanë nisur aventurën në atraksionet turistike të Abu-Dhabit e Dubait, fillimisht të shoqëruar edhe nga vëllai i Leonitës, duke vijuar më pas vetëm ata të dy.

granit

vila

Temat
Showbiz

Të afërta