Arrestohet personi që mashtronte qytetarët në emër të KFOR-it

Pas një pune hetimore dhe operative të realizuar nga ana e hetuesve të stacionit policor Qendra, sot në orën 9, Policia arrestoi në flagrancë të dyshuarin B. Haziri, në përpjekje për të mashtruar viktimën e radhës A. Q nga Ferizaj

“Mbështetur në rezultatet e veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e policisë dyshohet se, që nga data 28 maj i dyshuari ka arritur të mashtrojë së paku tetë qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si i punësuar zyrtar në një nga kampet e KFOR-it, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të parave nga 3,500-5,000 euro qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar se në këmbim do të marrin vetura ose mjete të rënda pune.

Vlera e përafërt e mashtrimit dyshohet të arrijë në 26 mijë euro.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, për tu dërguar më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

Temat
LajmeVend

Të afërta