Zbulohet letra prekëse që e dashura i shkroi Jim Carrey-t para vetëvrasjes

Thuajse një vit pas vdekjes janë publikuar detajet e vetëvrasjes së Cathriona White, e cila ka qenë e dashura e aktorit Jim Carrey.
Sipas raporteve të ekspertëve të autopsisë, Cathriona White ka vdekur nga mbidoza në shtator 2015, fill pas ndarjes nga Carrey.

Ajo ka lënë gjithashtu një shënim për aktorin dhe më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Kam kaluar 3 ditë me idenë se ti nuk je më këtu. Unë mund ta mbledh veten dhe të vazhdoj jetën. Mundem, por thjesht këtë herë nuk kam dëshirë ta bëj. Më vjen keq që të është dukur sikur nuk mund të isha aty për ty, jam munduar të të jepja pjesën më të mirë të vetes. Nuk ia kam idenë këtyre traditave me të cilat përcillet i vdekuri, por për aq kohë sa ti je familja ime, zgjidh ti më të mirën për mua. Të kërkoj falje, por unë nuk jam më për këtë botë…” – ka shkruar 30-vjeçarja.

Thuhet gjithashtu se Cathriona ka vdekur pasi ka miksuar në sërë medikamentesh me alkoolin, pasi policia ka gjetur 3 shishe verë të mbaruara, rreth trupit të saj të pajetë.

Mësohet gjithashtu se përpara vetëvrasjes, në celularin e Cathriona-s kishte ardhur një mesazh nga Carrey, i cili e pyeste se ku ndodheshin ilaçet e tij.

Siç është bërë me dije nga policia, kanë qenë pikërisht ilaçet e Carrey-t ato që 30-vjeçarja ka përdorur për të vrarë veten.

Exclusive... 51746749 'The Bad Batch' actor Jim Carrey spotted out with Cathriona White in New York City, New York on May 18, 2015. The pair held hands as they made their way down the street. **NO AUSTRALIA OR NEW ZEALAND** FameFlynet, Inc - Beverly Hills, CA, USA - +1 (818) 307-4813 RESTRICTIONS APPLY: NO AUSTRALIA

Exclusive… 51746749 ‘The Bad Batch’ actor Jim Carrey spotted out with Cathriona White in New York City, New York on May 18, 2015. The pair held hands as they made their way down the street. **NO AUSTRALIA OR NEW ZEALAND** FameFlynet, Inc – Beverly Hills, CA, USA – +1 (818) 307-4813 RESTRICTIONS APPLY: NO AUSTRALIA

Temat
Showbiz

Të afërta