Vuçiq: E kam përsëritur 1000 herë, ne do të shkojmë në BE

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore e ka përsëritur 1000 herë se qëllimi strategjik i Serbisë është Bashkimit Evropian dhe se për këtë qytetarët votuan.

“Dy muaj më parë ne kishim një lloj referendumi – kemi pasur zgjedhje. Ne kemi fituar bindshëm. Në fushatë nuk e kam gënjyer popullin. Iu thashë se ne duam që t`i mbajmë raportet më të mira të mundshme me Rusinë, Kinën dhe Shtetet e bashkuara, por qëllimi ynë strategjik është Bashkimi Evropian”.

“E kam përsëritur atë 1000. S`ka gënjeshtra, s`ka keqkuptime. Dhe njerëzit votuan për këtë” ka thënë ai në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, transmeton Klan Kosova.

Shefi i Qeverisë serbe ndër të tjera, tha se Serbia nuk do të mbajë referendum për BE-në.

Temat
LajmeRajon

Të afërta