Versioni i Sabri Fejzullahut për projektin televiziv që e refuzoi

Sabri Fejzullahu përpos që është këngëtar i suksesshëm, atë do të mund ta shihnim edhe si prezantues të një emisioni që do duhej të niste në fillim të 2016 mirëpo në fund të përgatitjeve, ai ishte tërhequr.

Burime të GazetësExpress mësuan se këngëtari i njohur është tërhequr pa paralajmërim nga ky projekt për të cilin edhe ka nënshkruar kontratë.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Sabriu ka treguar se përse emisioni nuk ka filluar ende.

“Po, më është ofruar që ta drejtoj një emision mirëpo nuk kam mundur që ta udhëheq pasi që nuk jam ndjerë i sigurt për një gjë të tillë. Unë jam njeri profesionist dhe kam dëshirë që emision të dal sa më profesional dhe jo dosido” ka thënë ai.

I pyetur se a do të filloj emisioni, Sabriu ka thënë se prej shtatorit priten xhirimet e para.

“Prej fillimit të vjeshtës do të fillojnë përgatitjet dhe xhirimet e para, Fatmir Muja tashmë i ka bërë 10 skenarët e 10 emisioneve të para dhe jam i lumtur që për krah do të kem njerëz profesionist si Fatmir Muja, Halil Halili dhe Erkand Shabani” janë fjalët e Sabriut.

Këngëtari nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth emisionit pasi që dëshiron që çdo gjë të mbetet surprizë për fansat e tij./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta