Tony Blair reagon pas publikimit të raportit mbi luftën në Irak

Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka reaguar ndaj publikimit të raportit mbi përfshirjen e Britanisë së Madhe në luftën në Irak, duke thënë se raporti duhet të përdorët për t’i dhënë fund akuzave për premtim të keq, gënjeshtra dhe mashtrim.

Raporti ka gjetur se Blair, kryeministër britanik i atëhershëm, e kishte bindur veten se kishte armë të shkatërrimin në masë në Irak, edhe pse raportet e shërbimeve sekrete të inteligjencës, të cilat ai i kishte parë, nuk e kishin arsyetuar bindjen e tij për ta pushtuar Irakun, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.

“Edhe nëse njerëzit pajtohen apo nuk pajtohen me vendimin tim për të vepruar ushtarakisht kundër Saddam Hussein; Unë e mora këtë vendim në mirëbesim, si dhe në atë që besova se ishte në interesin më të mirë të vendit,” ka thënë sot Blair, pas publikimit të raportit.

Temat
BotëLajme

Të afërta