Thaçi: Nëse tash nuk ratifikohet demarkacioni, as në shtator nuk do të flitet për viza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga opozita dhe të gjithë ata që janë kundër rartifikimt të Demarkacionit me Malin e Zi që ta bëjnë sa më shpejtë një gjë të tillë, përndryshe siç është shprehur ai, nëse nuk ratifikohet tash, as në muajin shtator nuk do të flitet dhe as të vendoset për Kosovën.

“Me të drejtë jemi duke pritur vendimin për liberalizimin e vizave. Bashkimi Evropian është gati për këtë vendim historik për shtetin e Kosovës.

Kriteri i mbetur, ai për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet të plotësohet nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në ditët e ardhshme”, shkruan Thaçi.

Sipas tij, pa zbatimin e këtij kriteri, qytetarët e Kosovës, nga vetë politika kosovare, padrejtësisht po privohen nga lëvizja e lirë në zonën Schengen.

“Nga moszbatimi i këtij kriteri, vendimi nga Brukseli për Kosovën u shty në shtator. Nëse nuk ratifikohet tash demarkacioni, as në muajin shtator nuk do të flitet dhe as të vendoset për Kosovën”, ka shtuar presidenti.

Ai thekson se nga kjo të gjithë do të jemi humbës. Tutje Thaçi shpejgon se kjo çështje madhore duhet të largohet nga agjenda llogaritare e përfitimeve ditore politike.

“Çdo pengesë në zbatimin e këtij kriteri qytetarët e Kosovës do t’i mbaj të izoluar. Demarkacioni, si kauzë, nuk ekziston.

Për liberalizimin e vizave kanë kontribuar të gjithë: pozita, opozita, shoqëria civile, mediet. Me liberalizimin e vizave të gjithë jemi fitues”, ka përfunduar ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta