Spanjë, dënohet banda shqiptare e plaçkitësve

Banda e katër shqiptarëve, që plaçkitën 31 vila në rajonet e O Val Miñor dhe Saiáns vitin e shkuar, janë dënuar sot nga një gjykatë spanjolle me 16 muaj burg secili dhe pjesa tjetër e dënimit me 5 vite burg, do të konvertohet duke u larguar nga Spanja.

Gjykata ka vendosur që shqiptarëve t’u ndalohet hyrja në territorin spanjoll për 10 vite, raportojnë mediat spanjolle, shkruan Syri.net.

Të katër të pandehurit mbetën në paraburgim që prej arrestimit të tyre në shtator dhe tetor 2015.

AM, MC, BM, TM, kishin pak shanse për arratisje për shkak se atyre iu gjetën bizhuteritë e vjedhura.

Vala e plaçkitjeve ndodhi në vetëm pak ditë mes shtatorit dhe tetorit 2015.

Raportohet se ata ishin emigrantë ilegal në Spanjë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta