Siri, ushtria shpall armëpushimin 72 orësh

Ushtria siriane dekretoi sot vendosjen e një armëpushimi 72 orësh në të gjithë territorin e vendit.

“Një regjim qetësie do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës arabe siriane brenda një harku kohor 72 orësh duke filluar nga ora 13:00 më 6 korrik deri në mesnatë më 9 korrik”, bëri të ditur një deklaratë e ushtrisë.

Teksti nuk specifikon nëse armëpushimi përjashton apo jo xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik dhe të Frontit Al-Nosra, dega siriane e AL-Kaidës.

Më 27 shkurt u vendos armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia që hyri në fuqi në Siri duke përjashtuar rajonet e kontrolluara nga xhihadistët. Por ky armëpushim u prish pas shkeljeve të përsëritura të palëve ndërluftuese.

Temat
BotëLajme

Të afërta