Shkëlzen Maliqi: Mustafa dhe Vuçiq e kanë ‘kanalin e tyre të komunikimit’

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq kanë kanal të veçantë të komunikimit në kuadër të dialogut të Brukselit.

Kështu që në Samitin e shteteve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Paris, nuk ka qenë e nevojshme që të komunikojnë dhe të pajtohen, ka thënë për mediat serbe, Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështje të Ballkanit.

Në pyetjen se pse zyrtarisht nuk takohen Mustafa dhe Vuçiq në samite të tilla, marrë parasysh problemet që i kanë të dy shtetet në raportet ndërmjet veti, më së shumti se të gjitha shtetet në rajon, Maliqi për “Danas” ka thënë se kjo është pasojë e krizës aktuale.

“Raportet relativisht të ftohta të dy kryeministrave tregojnë se dialogu i Bruskelit momentalisht është në ngërc, nëse jo edhe në krizë… Marrëdhëniet e mira të Ramës dhe Vuçiqit gjithsesi mund të ndihmojnë që dialogu të normalizohet. Marrëveshja për autostradën Nish-Durrës, e cila do ta lidh Serbinë Jugore me Shqipërinë, gjithsesi e përfshinë Kosovën, kurse Kosova është në përparësi, pasi që praktikisht është në përfundim të pjesës së saj të trasesë”, thekson Maliqi, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Samiti i liderëve të Ballkanit me treshen e BE-së, Merkel-Hollande-Mohgerini, ka pasur për qëllim që t’i pajtoj dhe t’ju jap besim vendeve ballkanike, kandidate për anëtarësim në BE që pas referendumit britanik, politika e Brukselit nuk do të ndryshojë.

Temat
LajmeVend

Të afërta