Rrufeja e vret bariun në Dragash

Rreth orës 21:00 një qytetar e ka informuar policinë së vëllai i tij, S. H. 40 vjeç, bari delesh, ishte goditur nga rrufeja në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit.

“Pas pranimit të informacionit, njësite të policisë dhe të emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konfirmuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së regjionit të Prizrenit.

Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që trupin e pa jetë ta marrin familjarët, Ndërkaq në vendin e ngjarjes konstatohet se rrufeja i ka vrarë edhe 13 dele.

largea-rrufeja1377717034_1467838121-7415644

Temat
LajmeVend

Të afërta