Rexhep Selimi fyen rëndë Kadri Veselin, e quan budalla! (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur tre liderëve të vendit, rreth demarkacionit me Malin e Zi.

Selimi për Rrokum TV ka thënë se Hashim Thaçi me veprimet e tij po bëhet president i malazezëve, Kadri Veselin e ka quajtur “sherrbudalla”, duke e fyer rëndë, ndërkaq kryeministrin Isa Mustafa e ka cilësuar oportunist.

Selimi ka theksuar se udhëheqësit e institucioneve po i mbrojnë interesat e Malit të Zi dhe po u falin tokën e Kosovës.

Ai ka thënë se tre liderët e vendit po janë të ashpër kur vjen puna për të mbrojtur shtetet fqinje, siç është Serbia dhe Mali i Zi, transmeton lajmi.net.

Selimi vlerëson se këta njerëz po bëjnë hapa të rrezikshëm për vendin.

Selimi ka thënë se kreu i Kuvendit nuk është shef i tij që të vendos për pushimet e deputetëve dhe as nuk mundet të caktojë detyrat duke shtuar se detyra e vetme e tij është të udhëheq seancat e Kuvendit, duke shtuar se atij i duhet të shkoj tek logopedi.

Ndërkaq, sa i përket lagjeve që po krijohen për serbët në veri, deputeti Selimi ka thënë se ato janë që nga koha e Millosheviqit, dhe të tilla lagje kanë ekzistur në Junik, Baballoq, Lumbardh etj.

Duke folur për marrëveshjen e Asociacionit, Selimi ka thënë se pikërisht këto dukur po tregojnë qartë se sa e dëmshme dhe e rrezikshme është kjo marrëveshje për Kosovën.

Selimi thotë se shteti duhet të ndalë këto ndërtime me forcë pasi ato janë ndërtuar kundërligjshëm.

Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se kjo qeveri nuk meriton të shkarkohet por të rrëzohet. Sipas Selimit, vendit i duhen ose zgjedhje të jashtëzakonshme ose përmbysje të qeverisë. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta