Portugalia në finale të “Euro 2016” (VIDEO)

Portugalia është kualifikuar në finale të kampionatit Evropian, pas fitores 2:0 ndaj Uellsit.
Portugalia e ka mposhtur Uellsin me rezultat 2:0, për ta siguruar vendin në finale të “Euro 2016”.

Pas një pjese të parë të qetë dhe pa gola, “luzitanët” e nisën furishëm të dytën.

Ishte Cristiano Ronaldo që ia solli portugezëve epërsinë me një gol në minutën e 50-të, ndërsa për 2:0 shënoi Luis Nani tre minuta më vonë.

Kjo do të jetë finalja e parë për Portugalinë në Evropian, që prej asaj të vitit 2004 kur u mposhtën nga Greqia.


Cristiano Ronaldo GOAL – Portugal vs Wales 1-0… by skymediatv1


Luis Nani Goal -Portugal 2-0 Wales – 06-07-2016 by endrit-preniqi

Temat
BotëSport

Të afërta