Politikanja gjermane gënjeu se u dhunua nga emigrantët

Një politikane e re në Gjermani ka pranuar se ka gënjyer në polici në lidhje me një ngacmim seksual në një kamp refugjatësh.

Selin Goren, zëdhënësja e lëvizjes kombëtare të krahut të majtë “Solid”, u sulmua nga tre burra në muajin janar në qytetin e Mannheim ku ajo punonte si aktiviste për refugjatët.

24 vjeçarja tha se i ishte bërë pritë natën në një shesh lojërash dhe ishte detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me sulmuesit e saj.

Me të shkuar në polici, vajza ka deklaruar se personat flisnin gjermanisht, kur në fakt ishte e kundërta; ata flisnin gjuhën arabe.

Aktin gruaja e kishte bërë me qëllim që të mos hapej me tej racizmi ndaj emigrantëve, ndërkohë që kishin shpërthyer debatet pas sulmeve të shumta seksuale në Këln në prag të vitit të ri 2016.

Selin ka vizituar më herët një kamp refugjatësh në Irak, duke deklaruar se ishte tronditur me historinë e vërtetë të tyre dhe varfërinë e skajshme në të cilën jetonin. “Nuk dua të ushqej më shumë urrejtje kundër emigrantëve në Gjermani”, ka deklaruar ajo.

Temat
BotëLajme

Të afërta