Pantina: Nuk di çfarë fshihet pas deklaratave të Fajon, do e kundërshtojmë Demarakacionin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, duke folur për kriterin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi për liberalizimin e vizave ka thënë se deklaratat e Fajon nuk janë shumë të qarta.

Sipas saj vetë Fajon e ka thënë se ky kriter është i padrejtë si dhe fajtor për gjithçka e ka lënë qeverinë.

“Kjo është një deklaratë e zonjës Fajon që nuk e di se çka fshihet pas saj, nuk e di se si erdhi që Demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për liberalizimin e vizave. As Tanja Fajon nuk e ka bërë të qartë se a duhet të caktohet vija me Malin e Zi apo të demarkohet kështu siç është. Pasi as ne nuk jemi kundër demaskimit, por ai duhet të bëhet siç duhet.”

“Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë kohë më parë të qartë qëndrimin e vet. Këtë demarkacion kështu siç është do ta kundërshtoj fuqishëm Lëvizja Vetëvendosje, por edhe qytetarët e Kosovës.”

“Zonja Fajon para disa javësh ka thënë se kjo kërkesë është e padrejtë. Neve në takime të mbyllura na është thënë se ka hapësirë për bisedime.

Rol të rëndësishëm kanë ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare, ne mund të biejmë edhe viktimë e Ukrainës dhe Turqia./KlanKosova/

Temat
LajmeVend

Të afërta