Njihuni me robotin që çon ushqimin në derë të shtëpisë (Video)

Nëse herën e ardhshme që do të porosisni ushqim, nëse gjeni para syve tuaj një robot që ka sjellë ushqimin tuaj, mos u habisni, pasi kompania Just Eat ka bërë me dije planet e saj për transportimin e ushqimeve. Ajo do të përdorë mjete të automatizuara për të transportuar ushqimet e saj.

Kompania më e madhe e Europës, për porositjen e ushqimit në internet, ka një marrëveshje me Starship Technology, shpikësin e robotëve, për të ofruar ushqim në Londër.

“Askush nuk ka bërë ndonjëherë dërgesa me robotë në tokë”, tha Allan Martinson, zyrtari më i lartë operativ i Starship, një kompani dyvjeçare estoneze e krijuar nga ish themeluesi i Skype, Janus Friis.

Roboti përbëhet nga gjashtë rrota dhe një karrocë dhe mund të udhëtojë deri në 6.5 km/orë për rreth 16 kilometra. Ai përdor një sinjal GPS dhe nëntë kamera për të ecur dhe për të shmangur pengesat, transmeton krokodili.

Një gjysmë duzine e robotëve Starship do të shpërndajnë ushqim për kompaninë Just Eat në Londër, në fillim të muajit tjetër. Në vend të pritjes që një person të arrijë në derën tuaj, konsumatorët do të njoftohen se roboti është tek dera e shtëpisë së tyre dhe do të marrin një kod për të marrë ushqimin e tyre. “Pasi të vendoset kodi roboti hapet dhe ushqimi mund të merret lehtësisht,” tha David, shefi ekzekutiv i Just Eat.

Roboti Starship mund të mbajë deri në 10 kilogramë ushqim apo tre qese plastike në një kohë dhe është projektuar për të transportuar pako dhe sende ushqimore.

Temat
Teknologji

Të afërta