Maradona: Bale – Ronaldo, ja cili shkon në finale

Diego Armando Maradona ka thënë se Gareth Bale e meriton të kualifikohet me Uellsin në finale.
Ndeshja mes Portugalsië dhe Uellsit do t’i vë në qendër të vëmendjes dy prej yjeve të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, që do të përballen me njëri tjetrin.

Për legjendën e futbollit, Diego Armando Maradona, Bale e meriton që të shkojë në finale pasi ka më shumë kontribut në ekipin kombëtar të Uellsit pasi fal tij është deri në këtë fazë.

“Për mendimin tim, Bale ka kontribuar më shumë për kombëtaren e tij se Ronaldo në Europian, ndaj uellsiani e meriton të avancojë në finale. Kjo sfidë mes tyre ka për të qenë shumë e bukur në aspektin individual, pasi janë sulmues që shënojnë, kontrollojnë topin dhe mund të bëjnë diferencën në fushë.

Deri më tani, Bale ka qenë më vendimtar për Uellsin, që ka arritur një rezultat pozitiv, ndërsa Ronaldo shpesh ka zhgënjyer”, tha Maradona.

Ronaldo

bale

Temat
BotëSport

Të afërta