Mali i Zi ripërsëritë se Demarkacioni është punë e kryer

Mali i Zi edhe një herë e konfirmon se për ta, çështja e demarkacionit me Kosovën është e përfunduar.

Serdjan Kusovac, këshilltar i kryeministrit të Malit të Zi, deklaroi për radiotelevizionin e Kosovës se për Podgoricën zyrtare, kjo marrëveshje është punë e kryer.

Në përgjigje të shkruar ai ka thënë se përcaktimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi është diskutuar, miratuar e ratifikuar nga tashmë nga shteti i tij, raporton lajmi.net.

Ndërkohë, në Kosovë edhe më tej kjo temë vazhdon të mbetet aktuale. Kjo pasi edhe Komisioni Evropian ka deklaruar se për liberalizim të vizave, demarkacioni duhet të ratifikohet në Kuvend.

Kurse raportuesja për Kosovëm Tanja Fajon ka thënë se votimi për liberalizim është shtyrë pasi Kosova nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje.

Në anën tjetër edhe presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot se nëse tani nuk ratifikohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, atëherë as në shtator nuk do të diskutohet për këtë çështje, raporton lajmi.net.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet të plotësohet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në ditët e ardhshme.

Por në lidhje me këtë cështje, opozita vazhdon të këmbëngulë se Kosova humbë rreth 8 mijë hektarë teritor me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës e malit të Zi, vitin e kaluar në Samitin e Vjenës./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta