Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Mynih, ja çfarë ka miratuar sot qeveria

Për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë vjen një lajm i mirë nga qeveria shqiptare.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Mynih, në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

Hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Mynih, në Republikën Federale të Gjermanisë; Shpenzimet për hapjen e kësaj përfaqësie të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.”, thuhet në vendim.

Temat
Lajme

Të afërta