Komuna e Prizrenit ka shpallur tender për ta furnizuar me rroba pune për zyrtarët e zyrës pritëse.
Kjo komunë ka planifikuar t’i shpenzojë për 15 mijë euro për 30 palë rroba, thuhet në shpalljen e tenderit që e ka siguruar Indeksonline.
Në shpalljen e tenderit nuk është specifikuar se për çfarë rrobash bëhet fjalë, përveç që është përmendur se janë për zyrtarët e zyrës së pritjes.
“Kufizime në numrin e operatorëve të cilët do të ftohen për tenderim (procedurë e kufizuar apo konkurruese me negociata)N/A Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri- ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit.
Të vetmit faktorë të cilët do të mirren parasysh gjatë këtij ri-ekzaminimi janë”, thuhet në vendim të shpalles së tenderit.