Jep dorëheqje ministri i Brendshëm në Irak, shkaku i sulmeve vetëvrasëse

Ministri i Brendshëm irakian ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pas sulmeve vdekjeprurëse në Bagdad të Irakut, ku u vranë më shumë se 200 persona.

Mohammed al-Ghabban, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i ministrit të brendshëm në Irak pas sulmeve të përgjakshme që ndodhën në Bagdad ku mbetën të vrarë më shumë së 200 persona, shkruan Al-Jazeera, transmeton Gazeta Express.

“E paraqita dorëheqjen time te kryeministri Haider al-Abadi”, ka thënë Al-Ghabbane gjatë një konference për media, duke pranuar dështimin e masave të sigurisë të vendit.

Më shumë se 200 persona u vranë në sulmin vetëvrasës të së dielës dhe më shumë se 200 të tjerë u raportua se u plagosën. Vendi gjatë këtij viti ishte përballur më sulme të shumë terroristë.

Temat
BotëLajme

Të afërta