Jakup Krasniqi tregon se si mund të zgjidhen problemet në Kosovë

Jakup Krasniqi, në një shkrim në faqen e tij në Facebook ka treguar se si mund të zgjidhen problemet në Kosovë. Sipas tij, ndonëse problemet janë të thella kanë një zgjidhje: vetëm qytetarët në zgjedhje të lira demokratike të parakohshme apo të jashtëzakonshme.

“Vendi duhet të qeveriset nga ata që e duan shtetin dhe kombin”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.

Lexoni postimin e plotë:

KUNDËRSHTIMIN E MALIT TË ZI PËR DEMARKACIONIN AS QË DUHET BËRË LAJM

Pse?

Kur Kryeministri i vendit dhe Ministrat e Kabinetit Qeveritar me Presidentin e vendit janë kundër rishikimit dhe krijimit të një Komisioni të ri për një rivlerësim, pse duhet të na habis kundërshtimi i Malit të Zi i cili ka fituar mbi 8200 hektarë?!

Fatkeqësisht, papërgjegjësia nuk qëndron vetëm të te apostrofuarit, ndonëse ata e kanë përgjegjësin për të mbrojtur tërësinë territoriale e sovranitetin e vendit (shtetit), por të të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët votues të Republikës sonë. Madje, nga përgjegjësia morale e politike, nuk mund të jenë të liruar asnjë komunitet i organizuar i shoqërisë shqiptare në Kosovë, këtu përfshihen edhe mediat si pushtet i katërt.

Nga kjo që u tha mund të përfundojmë se: Problemet në shoqërinë tonë janë më të thella sesa i prezantojmë në medie! Këto probleme mund t’i zgjidhë vetëm një zgjim qytetarë në zgjedhje të reja e demokratike, të cilat le të quhen si do, të parakohshme apo të jashtëzakonshme! Pak ka rëndësi! E rëndësishme është të ndodh ndryshimi!

Vendi duhet të qeveriset nga ata që e duan shtetin dhe kombin! E jo nga ata që për interesa të vetat krejt personale i sakrifikojnë interesat e Atdheut e të kombit!

Temat
LajmeVend

Të afërta