Historia e vendit organizator të EURO 2016 – Franca

Pohimi i François de La Rochefoucauld’s se “çdo gjë mund të ndodh në Francë” është po aq aktual sot sikurse 350 vjet më parë – kultura globale, moda, ushqimi dhe futboll – të gjithë kanë një theks të veçantë francez.

Kryqëzimi në mes të Evropës veriore dhe asaj Jugore – ndarja e kufijve tokësorë me shtatë vende dhe sytë drejt kanalit të La Manshit, – heksagoni francez ka kohë që rrah në zemrën e Evropës. Filozofia botërore, kulturat dhe lëvizjet artistike kanë dalë nga ky vend, por rënia e saj shkaku i luftërave, ka bërë që Franca të humb madhështinë që kishte në kohën e Napoleon Bonapartas.

Figura të famshme

Kultura globale, sporti, shkenca dhe politika zanafillën e ka në kulturën franceze. Charles de Gaulle përhapi idealet republikane, ndërsa mendimi i lirë dhe romanca është shpërndarë poetikisht nga shkrimtarët Victor Hugo, Jean-Jacques Rousseau, Voltaire dhe Jean-Paul Sartre. Pikturat (Paul Cezanne, Claude Monet), kompozimet (Hector Berlioz, Maurice Ravel), arkitektura (Louis Le Vau, Le Corbusier) – pothuajse çdo fije floku e kulturës ka një theks francez. Gjithashtu edhe ngjarje e mëdha botërore sportive, Olimpiada, Kampionati Evropian dhe Botëror i futbollit si dhe Liga e Kampionëve, gjurmët i kanë në Francë.

Victor Hugo

hygo

Sportet

Futbolli është sporti më popullor i Francës, me rreth dy milionë lojtarë të licencuar. Megjithatë, vendi ka traditë të pasur përgjithësisht në sportet ekipore – “Les Bleus” në kampionatin botëror të vitit 2011 u renditen në vendin e dytë, ndërsa janë kampionë olimpik në hendboll për meshkuj.
Franca gjithashtu është çerdhe e basketbollistëve, çiklistëve dhe ngasësve të motoçikletave, ndërsa turneu i hapur në tenis “French Open” është një nga katër Grand Slam më të mëdhenj në botë. Por, ngjarja më e madhe vjetore sportive është e çiklizmit, përkatësisht Tour de France, e cila tërheq rreth 12 milionë spektatorë.

franca-1

Futbolli

Vendlindja e tre turneve më të mëdhenj në botë të futbollit, Franca duhej të priste deri më 1984 për të fituar një të tillë, ku me nëntë golat e Michel Platinit, Les Bleus u shpallën kampion të Evropës.
Në të vërtetë, futbolli francez glorifikimin e kishte në kohën e Zinedine Zidane, kur në vitin 1998 u shpall Kampion Botëror dhe me ndihmën e tij, dy vite më vonë fitoi edhe trofeun e Kampionatit Evropian.

francaaaaa

Klubet

Futbolli francez ishte amator deri në vitin 1932, por klubet franceze me shpejtësinë të madhe majat e futbollit evropian. Stade de Reims u shpall nënkampion pasi pësoi humbje nga Real Madridi në finalen e parë të Kupës Evropiane të Kampionëve. Por, në vitet 1993/94 klubet franceze, të tilla, si Olympique Marseille, AS Saint-Etienne, kanë sunduar Evropën. Olympique Lyonnais ngriti shtatë tituj të njëpasnjëshëm në fillim të shekullit XXI, por kohët e fundit, Ligue 1 është bërë më konkurruese pasi kishim pesë kampionë të ndryshëm në vitet e fundit.

psg-3

Futbollistët

Në panteonin e të mëdhenjve të futbollit francez janë regjistruar Didier Deschamps, Jean-Pierre Papin, Just Fontaine dhe Lilian Thuram.
Por, Michel Platini ka fituar trofeun më të çmueshëm për futbollist, Ballon d’Or dhe ka ndihmuar Francën të fitojë Kampionatin Evropian të vitit 1984.
Pastaj vjen epoka e Zinedine Zidane, ‘Zizou’, i cili ka fituar botërorin e vitit 1998 dhe evropianin e vitit 2000. Kurse një herë është shpallur lojtari më i mirë në botë, përkatësisht në vitin 1998.

zizu

Temat
BotëFunSport

Të afërta