Fermeri qan me lot, u jep lamtumirën 6 mijë derrave (Video)

Ky është momenti emocionues kur një fermer shpërthen në lot pasi detyrohet të braktisë 6 mijë derrat e tij për shkak se ferma ishte përmbytur plotësisht nga shirat e fuqishëm.

Fermeri kinez, Li Xiaobo shihet teksa përcillet me kafshët e tij duke iu dhënë lamtumirën, i pashpresë për t’i nxjerrë nga ujërat që vërshonin nga të gjitha anët në qytetin Bailin duke shkaktuar 93 viktima.

Kafshët e gjora qëndruan në bllokuara në ujë për më tepër se 20 orë përpara se një skuadër shpëtimi të nxirrte disa prej tyre. Nuk dihet sa prej kafshëve kanë mundur të shpëtojnë.

Më herë fermeri kishte kërkuar ndihmë publikisht që të shpëtoheshin derrat e tij, shumë prej të cilëve u mbytën brenda në fermë.

https://youtu.be/uLT7SiE4BVg

Temat
BotëLajme

Të afërta