Familja e 32-vjeçarit të vrarë në Zvicër, ende pa informata zyrtare

Arben Gashi, 32-vjeçar u vra dy ditë më parë në Zvicër.

Mediat zvicerane raportojnë se dyshohet se 32-vjeçari është vrarë gabimisht nga një qytetar italian, pasi në të njëjtën shtëpi banonte Arbeni, kishte jetuar më herët një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin, raporton RTK, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu bëhet e ditur se vrasësi është arrestuar nga policia dhe ai e ka pranuar vrasjen e cila ka nodhur në pasditen e 4 korrikut.

Lajmi për vrasjen e Arbenit ka tronditur familjen e tij, e cila jeton në Negovc të Drenasit.

Ibish Gashi, babai i Arbenit thotë se ende nuk ka marr asnjë informacion se si është vrarë djali i tij.

“Kemi dëgjuar se është vrarë djali aksidentalisht, gabimisht”, thotë ai.

Familjen e Arbenit e ka habitur, siç thonë ata, mosinteresimi i Ambasadës së Kosovës në Zvicër.

“Kurrfarë informate zyrtare nga shteti i Kosovës nuk kemi”, thotë Ibishi.

I ndjeri, Arben Gashi kishte katër vjet që po qëndronte në Zvicër dhe ishte burimi kryesor i të ardhurave për familjen e tij./lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta