E pazakontë: Burri rri si zotëri, e gruaja e bartë frigoriferin (Video)

Ngjarjet e përshkruara në filmin “Borat,” ndoshta nuk janë edhe aq të pavërteta.
Një video e filmuar në Kazakistan tregon një grua e cila mban në krahë frigoriferin, ndërsa i shoqi i jep makinës.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si frigoriferi, i cili është tepër i madh për t’u futur në bagazhin e makinës, mbahet nga gruaja, ndërsa bashkëshorti drejton i qetë automjetin.

Rrjeti nuk ka ngurruar ta quajë atë, “Borati i Vërtetë,” duke e krahasuar me personazhin e komedisë së njohur të Sacha Baron Cohen.

Temat
Fun

Të afërta