Ankohen llapjanët: Agim Veliu po pengon punësimin e 680 punëtorëve

Rasti i fundit i hapjes se fabrikës në Podujeve nga Kompania Philippos Food Kosovo L.L.C. degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co. KG„ me seli në Gjermani, e cila ka veprimtari kryesore përpunimin e produkteve ushqimore nga industria përkatëse (mbjelljen, kultivimin dhe përpunimin e perimeve është mjaft shqetsuese.

Rrjeti i OJQ-ve lokale “Demokracia Fillo Këtu”, përmes një statusi në Facebook ka reaguar drejtuar kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliut.

Sipas këtij rrjeti të OJQ-ve, Veli ka penguar punësimin e mbi 680 punëtorëve në Podujevë në fabrikën për përpunimin e perimeve.

Sipas tyre kryetari Veliu, me fuqinë e votës është duke penguar seriozisht bizneset të cilat nuk kanë marrëveshje paraprakisht me të.

Ky është reagimi i plotë:

Me rëndësi

Kryetari i komunës Podujevë, Agim Veliu pengon punësimin e mbi 680 punëtorëve ne Podujëve

Punësimi I mbi 680 punëtorëve ne fabrikën për përpunimin e perimeve

Kryetari, Agim Veliu me fuqin e vet të votës dhe manipulimin e kuvendit komunal është duke penguar seriozisht bizneset të cilat nuk kan marrveshje paraprakisht me të.

Rasti i fundit i hapjes se fabrikës në Podujeve nga Kompania Philippos Food Kosovo L.L.C. degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co. KG„ me seli në Gjermani, e cila ka veprimtari kryesore përpunimin e produkteve ushqimore nga industria përkatëse (mbjelljen, kultivimin dhe përpunimin e perimeve është mjaft shqetsuese.

Një hulumtim i bërë nga rrjeti i organizatave Jo qeveritare “ Demokracia Fillon Këtu” i cili do të bëhët se shpejti publik, tregon se kryetari Agim Veliu është duke penguar hapjen e fabrikës dhe duke rrezikuar seriozisht punësimin e mbi 680 punëtorëve.

Detajet bëhën publike në prezentimin e hulumtimt.

Shemsi Jashari

Drejtor Ekzekutiv

DFK

Temat
LajmeVend

Të afërta