Alma Lama do të merr mbi 3 mijë euro pagë në Itali (Dokument)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Alma Lama pritet që së shpejti të zyrtarizohet si ambasadore e Kosovës në Itali, në vend të Bukurie Gjonbalaj.

Me mandatin katër-vjeçar si diplomate, ajo do të përfitojë mbi 150 mijë euro. Kësisoj, për një vit Lama do të merr hiq më pak se 38.400 mijë euro, derisa pagën mujore do ta ketë 3 200 euro, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, si deputete e Kuvendit, për një vit ajo ka përfituar 17.000 euro, derisa ka marrë 1 416 euro në muaj, pa llogaritur mëditjet dhe udhëtimet jashtë vendit.

Ndryshe, deputetja Lama, në një prononcim për “Indeksonline”, ka treguar se ishte kryeministri Isa Mustafa ai që propozoi atë të jetë në krye të Ambasadës së Kosovës në Romë.

Derisa, i pari i ekzekutivit nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook ka shkruar se Lama do të jetë një ambasadore e shkëlqyeshme.

alma-768x177

Temat
LajmeVend

Të afërta