Alban Skenderaj flet për lajmet për aksidentin

Alban Skenderaj ka sqaruar se nuk ka qenë pjesë e aksidentit me Ermal Mamaqin.
Përmes një postimi në Facebook, këngëtari Alban Skenderaj ka sqaruar se ai është mirë dhe nuk ka qenë i përfshirë në aksidentin për të cilin po flitet në media.

Ai ka treguar se është në Shkup dhe po bëhet gati për mbrëmjen e sotme në Kërçovë, ndërsa Ermali është mirë dhe pa lëndime serioze.

“Miq ne te kundert te publikimeve neper portale une nuk kam qene prezent ne aksidentin ku eshte perfshire Ermal Mamaqi i cili fale Zotit eshte mire dhe pa lendime serioze. Dua te qetesoj te gjithe njerzit nga familjaret tek fansat. Jam ne shkup me shendet te plote dhe sonte per koncert ne Kerçove.”

Untitled

Temat
Showbiz

Të afërta