13 kosovarë ia mësyjnë majës më të lartë të Evropës (Foto)

Maja më e lartë e Evropës “Mont Blanc” që në shqip quhet “Mali i Bardhë”, gjendet në malet Alpe. Lartësia e malit është 4 mijë e 808 metra, ndërkaq nesër 13 kosovarë do të nisen drejtë pushtimit të kësaj maje
Vlen të theksohet se Mont Blanc është njëra ndër majat më të rrezikshme në botë, me një mesatare të vdekshmërisë 150 persona në vit.

Drejtori i organizatës “Outdoor Sports Experts”, Engjëll Sokoli, ka thënë se janë tejet të përgatitur për këtë ekspeditë, duke theksuar se secili pjesëmarrës ka vite përvojë në bjeshkatari.

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që kosovarët shkelin këtë maje, grupi OSE ka vendosur që këtë vit të jenë grupi i tretë me radhë që pushtojnë majën më të lartë të Evropës.

tekst_1467797743-7338076

Autori: Lajmi.net Sport, Sporti Vendor16:57, 6 July 2016

Megjithatë, sporti i bjeshkatarisë në Kosovë nuk është dhe aq i popullarizuar, mirëpo viteve të fundit interesimi i të rinjve për të vizituar malet e Kosovës është rritur mjaftë.

“Ka filluar të rritet dukshëm interesimi i të rinjve për sportin e bjeshkatarisë, duke pasur parasysh që interesim të tillë nuk ka pasur viteve të kaluara”, thotë Sokoli për Gazetën Express.

Pjesëmarrësit në këtë ekspeditë do të jenë, Astrit Rexhaj, Burim Leci, Asdren Osaj, Engjëll Sokoli, Arbër Krasniqi, Malsore Krasniqi, Edmond Gashi, Albinot Bimbashi, Besnik Vasolli, Adriana Kabashi, Amir Tusuni, Ukshin Ahmetaj, Ilir Gaxha.

Udhëheqës i kësaj ekspedite është Astrit Rexhaj, ndërsa grupi OSE ka marrë përkrahje edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Integrimit Evropian dhe nga Komuna e Istogut.

70346_1467797855-3506528-768x467

Temat
BotëShowbizSport

Të afërta