Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava që nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm në selinë e Bashkësisë Islame në Prishtinë po pret mysafirë të shumtë të cilët po shkojnë për t`ia uruar Fitër Bajramin.
Për t`ia uruar këtë festë, atje ka shkuar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
“Urojmë për reflektim mbi atë se çka paraqet kjo festë dhe çfarë shoqërie duhet ta ndërtojmë në mënyrë që të gjithë qytetarët të jetojnë në kushte barazie” ka thënë Ymeri.

