Uells-Portugali, njihuni me statistikat dhe faktet interesante

Nesër në orën 21:00 do të luhet sfidë e parë gjysmëfinale ku Uellsi dhe Portugalia do të zhvillojnë një betejë për të prerë një biletë për finalen e madhe të 10 korrikut.

Në Stade de Lumiere të Lyonit do të vendoset ekipi i parë që do të shkojë në finale të ‘Euro 2016’.

Këto janë disa nga statistikat dhe faktet interesante nga dy ekipet:

Klasifikimi FIFA- Uellsi ka bërë një ngjitje që nuk ka mundur ta bëjë askush tjetër. Uellsi në vitin 2010 ishte në vendin e 112, ndërsa në tetorin e 2015 arriti në vendin e tetë, aktualisht ndodhet në të 26.

Gareth Bale, goleadori më i ri i Uellsit, (ka shënuar që në moshën 17-vjecare) është 6 finalizime larg rekordit prej 28 golash të Ian Rush, njeriut që ka shënuar më shumë për “Dragonjtë”.

Te Portugalia rekordmeni është padyshim Ronaldo, ka numrin rekord të prezencave 131, si dhe atë të golave me 60 finalizime.

Renato Sanchez është shitja rekord e kampionatit portguez, Bajerni e bleu nga Benfica në një operacion prej 80 milionë eurosh, 25 të sigurt dhe 45 milionë të tjerë në formë bonuesesh në varësi të objektivave që i duhet të arrijë.

Quaresma. Në Itali nuk ka lënë kujtime të mira te tifozët e Interit, por në këtë Europian ka qenë vendimtar me golin që eleminoi Kroacinë në fazën e 1/8 dhe me penalltinë e fundit në çerekfinalen me Poloninë.

Temat
BotëSport

Të afërta