Turqia burgos 17 persona për sulmin në Stamboll, akuzon shtetasit e ish-Bashkimit Sovjetik, militantë të ISIS

Turqia ka burgosur 17 persona të dyshuar, shumica nga vendet e huaja, për sulmin e javës së kaluar që ndodhi në aeroportin e Stambollit “Ataturk” , për të cilin Presidenti turk, Tayyip Erdogan e përshkroi si punë e militantëve të ISIS që vijnë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik
Për sulmin e Stambollit, Turqia ka arrestuar gjithsej 30 persona. Në këtë sulm janë vrarë gjithsej 45 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Megjithatë, ky ishte sulmi më vdekje prurës në Turqi që nga seria e sulmeve të vitit të kaluar që kishin goditur vendin.

Sulmet terroriste vazhduan këtë javë të zënë vend edhe në Bangladesh, Irak dhe Arabi Saudite. Caku i sulmeve terroriste siç duket ka qenë periudha e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Sulmet kanë qenë të kryera nga Shteti Islamik”, u tha Erdogan gazetarëve pasi bëri lutjen në një xhami në Stamboll në fillim të festës së Bajramit.

Tre sulmues, fillimisht kishin hapur zjarr brenda aeroportit të Stambollit, e më pas edhe shpërthyen veten. Militanti i tretë kishte shpërthyer veten jashtë aeroportit.

Temat
BotëLajme

Të afërta