Spitali i Gjilanit shet traktorin për t’i blerë veturë drejtorit

Spitali rajonal në komunën e Gjilanit, ka shitur pasurinë kapitale, konkretisht një traktor me vlerë prej 7 mijë eurosh nëpërmjet një ankandi.
Këtë e ka bërë jo për shërimin e ndonjë pacienti, as për të blerë barna, por për t’i blerë veturë drejtorit. Madje këto para nuk janë deponuar fare në llogarinë bankare, por janë shfrytëzuar direkt në formë ‘keshi’, shkruan lajmi.net

Kjo parregullsi që lë dyshime për keqpërdorime në këtë institucion të shëndetësisë në Gjilan, është gjetur nga Auditori i Përgjithshëm. Në raportin e AP-së, janë gjetur edhe një varg parregullsish në QKUK dhe spitale të tjera rajonale, ku shihet qartë keqpërdorimi i buxhetit të Kosovës.

Në Spitalin e Gjilanit, Auditori konstaton gjithashtu se të hyrat nga qiraja e byfesë në ndërtesën e administratës të Spitali i Gjilanit nuk deponohen të gjitha në bankë, por një pjesë e tyre përdoret si kompensim për mbulimin e reprezentacionit për kabinetin e Drejtorit të Spitalit.

Spitali-i-Gjilanit-650x358

Temat
FunLajmeVend

Të afërta